", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Historitë e Evës: Një ditar fëmije për Holokaustin, rilind në Instagram

"Eva Stories" bazuar në një histori të vërtetë. Në kujtim të 6 milionë hebrenjve, që u vranë gjatë Holokaustit.

Ditari i Eva Heyman fillon krejt pafajshëm. Është ditëlindja e saj e trembëdhjetë dhe ajo shkruan për ëndrrat e saj, që të bëhet gazetare dhe të martohet me një burrë anglez.

Adoleshentja hebreje hungareze e filloi rrëfimin e saj në shkurt të 1944-ës, vetëm një muaj para se forcat naziste të pushtonin Hungarinë, rrëfiimi i një vajzë  sesi po transformohej bota rreth saj.

“I dashur ditar, ti je më i lumtur, sepse nuk mund të ndiesh fatkeqësinë e madhe që po na ndodh neve”, shkroi ajo në 18 mars.

(Në foto: Eva Heyman, 13 vjeçe.)

Ditari i saj u publikua disa dekada më parë, por deri më sot, kishte pasur një vëmendje kalimtare, përveç një memorali të vogël në një qytet si Oradea në Rumani.

Ditari i Evës mbulon një periudhë prej vetëm 108 ditësh. Ajo përshkroi shumë momente që po çonin drejt të pashmangshmes. Në 31 mars 1944 ajo shkroi: Sot kanë nxjerrë një urdhër që, duke filluar nga sot, hebrenjtë duhet të vendosin një yll të verdhë. Urdhri thotë ekzaktësisht se si duhet të jetë ylli dhe sesi duhet të jetë i qepur në çdo veshje, xhaketë apo mantel të jashtëm. Kur gjyshja e dëgjoi këtë, ajo u mërzit dhe ne thirrëm doktorin.

Eva nuk ka qënë kurrë një emër aq i njohur sa Ana Frank, ditari i së cilës kërkohet të lexohet në shumë shkolla në mbarë botën. Por që sot, historia e saj është vënë në jetë në Instagram./ar.sh/SYRI.NET

FOTO DHE VIDEO NE VIJIM

Babë e bijë, Mati dhe Maya Kochavi, angazhuan dhjetra aktorë për të interpretuar skenat e kohës naziste dhe për të regjistruar gjithçka në Iphone.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eva.Stories Official Trailer

A post shared by Eva (@eva.stories) on