Arsenali pranë finales, mposht Valencian në Europa League

Skuadra e Arsenali mori një fitore të rëndësishme 3-1 në gjysmëfinalen e Europa Leagues përballë Valencias.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anë të Mouctar Diakhaby, ndërsa brenda 8 minutash Alexandre Lacazette shënoi dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin ndaj Valencias.

Në fundin e ndeshjes, ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që realizoi 3-1, për t’i dhënë Arsenalit një avantazh të konsiderueshëm para transfertës në Spanjë.

Golat e Lacazette e Aubameyang në fund të takimit dolën të jenë vendimtarët për këtë ndeshje, që thuajse ka vendosur edhe finalistin e parë të Europa Leagues.