Alibeaj: Thelbi i problemit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Rama s'fiton dot pa krimin

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa ka komentuar platformën e prezantuar nga opozita e bashkuar për qeverinë tranzitore,  është shprehur se ajo duhet analizuar më thellë dhe me një racionalitet më të plotë.

I ftuar në “Të Paekzpozuarit” në News 24, Alibeaj theksoi edhe një herë  se opozita e bashkuar kërkon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai pohoi se kryeministri Edi Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa ndihmën e krimit elektoral.

“Ftesa ime është për të diskutuar për atë që ishte platforma për zgjedhje të lira, mendoj se duhet t’i përgjigjemi me racionalitet. Ju besoni se Edi Rama nuk  fiton zgjedhjet nëse krimi nuk është më xhiro.  Ne besojmë që thelbi dhe zemra e problemit është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Unë e pranoj, se me ngritjen e sistemit kemi edhe ne porcionin tonë të përgjegjësisë. E pranoj  edhe këtë porcion. Duhet ngritja e një sistemi kushtetues dhe institucional, i cili pas zgjedhjeve duhet të garantojë që pushteti të jetë nën monitorimin e institucioneve të tjera”, u shpreh Alibeaj.