Aktori në Kongresin Amerikan: Vijoni ndihmat për refugjatët sirianë

Aktori amerikan Ben Stiller iu drejtua Kongresit amerikan, duke i bërë thirrje Uashingtonit që të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje financiare Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). “Refugjatë sirianë kanë tetë vjet në krizë, ne nuk mund të largohemi, nuk mund t’i lejojmë familjet siriane të kalojnë në varfëri të thellë. Ne nuk guxojmë të lejojmë që fëmijët e tyre të jenë pjesë e një brezi të humbur”– u shpreh Stiller, i cili njihet edhe si ambasador i vullnetit të mirë të UNHCR-së.

Gjatë fjalës së tij, Stiller përshkroi një gjendjen e një familjeje siriane që e takoi gjatë një vizite në një kamp refugjatësh në Liban. “Situata e tyre ishte e tmerrshme saqë një mik u sugjeroi që ta shisnin foshnjën e tyre në mënyrë që të mbijetonin dhe burri madje u përpoq ta shiste veshkën e tij në Facebook”, kujtoi Stiller. “Unë kam provuar të imagjinoj se si do të ndihesha nëse do të isha në mes të një konflikti dhe nuk do të ishte në gjendje t’i mbroja fëmijët, nëse djali im do të ishte në rrezik të rekrutimit të detyruar ose vajza ime në rrezik të dhunës së paimagjinueshme”,shtoi më tej ai.

Siria është izoluar në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad ndërhyri me dhunë në protestat pro demokracisë. Që prej 8 vitesh, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur. Sipas UNHCR-së, rreth 83% e sirianëve jetojnë nën nivelin e varfërisë.