VIDEO/ Pacolli përgënjeshtron Ramën: Kërkoi heqjen e taksës, e kundërshtoi Haradinaj

Edhe Behgjet Pacolli ka konfirmuar presionin e bërë nga Kryeministri Rama ndaj Kryeministrit Haradinaj gjatë samitit të Berlinit, duke i kërkuar homologut kosovar heqjen e taksës përt mallrat serbe.

Pacolli u shpreh se: "Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta".

Dy ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.