Bixhoz me dashurinë/ Anika refuzon të konsumojë natën e parë me Shivain, ja ç’do ndodhë nesër

Anika i tregon të vërtetën familjes që nuk është shtatzënë. Shivai thotë se ai dhe Anika nuk kanë shkuar ende në shtrat. Ai tregon që kanë kaluar shumë vështirësi dhe nuk kanë pasur kohën për të qëndruar vetëm.

Om dhe Rudra vendosin të bashkojnë Shivain dhe Anikën për natën e tyre të parë. Anika e falenderon Shivain që e ka mbështetur gjithmonë dhe e ka pranuar siç është. Shivai i kërkon Anikës që të konsumojnë natën e tyre të parë.

Anika gjen justifikime dhe largohet. Om, Rudra, Gori dhe Bavja bëjnë një plan për të afruar Shivain dhe Anikën. Rudra porosit gabimisht në internet një tigër. Shivai porosit një buqetë me lule për Anikën për në vend të tyre në shtëpi vjen tigri.

Të gjithë frikësohen dhe më pas zbulojnë se ishte gabimi i Rudrës. Anika vendos të shohë një film romantik me DVD me Shivain. Gjyshja merr padashje DVD e Anikës. Gori bën plan t’i japë Anikës dhe Shivait një lëng me bimë për çiftet.

Lëngu përfundon në kekun që ajo përgatit për Omin. Om bëhet romantik me Gorin papritur. Anika surprizon Shivain dhe vendosin të shohin filmin por Shivai sëmuret nga lëngu që përgatiti Gori.

Gjyshja habitet kur sheh filmin romantik që duhet ta shihte Anika me Shivain. Anika mërzitet që surpriza nuk funksionoi./revistawho