Interi interesohet për Correan e Lazios, kushton 15 milion euro

Drejtuesit e Interit kanë rikthyer vëmendjen nga talenti i Lazios, Joaquin Correa.

Marotta dhe Ausilio po ndjekin me shumë interes paraqitjet e 24-vjeçarit, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e planeve të zikaltërve.

Correa u rikthye në Itali verën e kaluar nga Sevilla, ndërkohë që më parë ai ka luajtur edhe për Sampdorian.

Në këtë sezon argjentinasi ka luajtur në 40 takime, duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Lazios me 6 gola të shënuar, ndërkohë që ka asistuar në 10 të tjerë.

Kontrata e Correas me Lazion përfundon më 30 qershor të vitit 2023, ndërkohë që kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.