FOTO-VIDEO/ Elefanti i egër ecën në rrugët e Indisë; ndalon trafikun dhe fut banorët në panik

Guwahati: Një elefant i egër shkaktoi një trazirë të madhe në një qytet indian, duke lëvizur përgjatë rrugëve të mbushura me njerëz dhe automjete përpara se të largohej nga autoritetet përgjegjëse prej aty, thanë zyrtarët.

Incidentet potenciale të rrezikshme të kafshëve të egra, duke përfshirë elefantët dhe leopardët që hyjnë në qytete janë në rritje në Indi.

Në incidentin më të fundit, elefanti mashkull nga një rezervë për kafshë të egra aty pranë arriti rrugën kryesore në qytetin Guwahati në shtetin verilindor të Assamit të martën, shkruan gulfnews.

Ai arriti në zonat në qendër të qytetit Ganeshguri dhe Bhangagarh, duke shtyrë disa automjete, por duke mos shkaktuar dëme të mëdha ndërsa zyrtarët e pyjeve dhe policisë e ndoqën duke qëndruar në një distancë të sigurt.

"Mendova se ishte elefanti i dikujt," tha avokati vendas Avantika Bora i cili kishte nisur të fotografonte elefantin.

"Megjithatë, më vonë dikush më tha se është një elefant i egër. Ajo që është pozitive është fakti se elefanti nuk i dëmtoi askënd", tha Bora.

Elefanti u qetësua më në fund rreth orës 10.30 të natës së kaluar dhe u zhvendos në Kopshtin Zoologjik të Assamit në Guwahati.