DOKUMENTET/ Veliaj 1 miliardë lekë për të betonizuar Parkun Rinia

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar sot në Facebook projektin që sipas saj tregon se si do të betonizohet parku ‘Rinia’.

Në një status në ‘Facebook’, Zhupa shkruan se sipas projektit që do të ndërtohet brenda 8 muajsh, parkut i hiqen 6 mijë metër katrorë sipërfaqe gjelbërim, ndërsa kushton 1 miliard lekë nga taksat e qytetarëve.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Veliaj jep 1 miliard lek nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia! Projekti i radhës është heqja nga kurora e gjelbërt e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.

Bashkia Tiranë me 30 Prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me Objekt ‘Rehabilitimi i Parkut Rinia’ projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek .

Duke ju referuar dokumenteve të tenderit përkatësisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni.

Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e radhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt prej 6000 m2 .

Mos harrojmë që në 30 Dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me 4 kate poshtë Parkut Rinia. Që do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qendër të Tiranës!