Rama dhe Lleshaj shtrëngojnë duart: 'Ne flasim me fakte. Për katër muaj 30 viktima nga krimi’

30 të vrarë në 120 ditë, apo një i vrarë në çdo katër ditë të vitit 2019.

Ky është bilanci tragjik i krimit në qeverinë Rama që mburret se ka nivelin më të ulët të vrasjeve në vitet e fundit.

Ky aspekt negativ i qeverisë Rama dhe Ministrit të Brendshëm Lleshaj që flasin për rend dhe siguri është ironizuar edhe në një meme të postuar nga ish-kryeministri Berisha, ku shfaqen kryeministri dhe ministri Lleshaj duke shtrënguar duart me diçiturën: ‘Ne flasim me fakte. Për katër muaj 30 viktima nga krimi”