DENONCIMI-EMRI/ Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit aksidenton punonjësin e policisë

Një punonjës policisë rrugore i cili lëvizte me motor është aksidentuar mesditën e sotme në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 7 në Durrës, ndërsa punonjësi i policisë është aksidentuar nga një makinë që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë.

Por sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, polici është aksidentuar nga drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi.

Ja çfarë shkruan ish kryeministri:

Narko drejtori i ujesjellesit te Durresit aksidenton punonjesin e policise rrugore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Berisha. Nje aksident sapo ka ndodhur ne qytetin e Durresit gjate te cilit eshte aksidentuar nje punonjes i Policise Rrugore. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte e Ujesjellesit te Durrsit dhe perdoret nga Drejtori Spartak Kovaci. Aksidenti ka ndodhur ne lagjen 7 ne Durres, zone ku Spartak Kovaci ka filluar fushaten elektorale. Keshtu ndodh kur makinat shteterore dhe e gjithe administrata vihen ne funksion te fushaten dhe jo te qytetareve! Ju lutem anonim!