Inicialet/ Arrestohet pas tre vitesh në kërkim sarandioti, ja për çfarë akuzohet

Një shtetas me banim në Sarandë është arrestuar mesditën e sotme në Tiranë në rrugën “George W. Bush’, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai është E.A, 30 vjeç, i cili shpallur në kërkim nga komisariati i Vlorës pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg’, për veprat penale  “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u bë pasi më më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.