De Gea nuk garanton, Manchester United do ta zëvendësojë me Oblak

Manchester United pritet të trokasë sërish në dyert e Atletico Madridit.

Gardiani i “Los Cholchoneros”, Jan Oblak, vazhdon të jetë një dëshirë e “Djajve të Kuq”, edhe pse situata nuk është nga më të mirat për klubin anglez, pasi vetëm pak javë më parë Oblak rinovoi kontratën e tij me Atleticon me afat deri në vitin 2023.

Gjithsesi, kjo është një pjesë që nuk e shqetëson shumë United, aq më pak paga që përfiton Oblak apo shuma që mund t’i kërkojnë drejtuesit e Atleticos së Madridit.

De Gea nuk po bind më paraqitjet e tij dhe pikërisht emri i spanjollit mund të përfshihet në këtë tratativë për të arritur akordin.

Në garë për Jan Oblak është Paris Saint Germain, që kërkon pasuesin e Buffonit.

Nëse Manchester United shfaq gatishmërinë për të paguar klauzolën e “gardianit” të Atelticos nevojitet një konfirmim edhe nga vetë slloveni.

Sipas mediave spanjolle, dëshira e portierit Oblak është të qëndrojë te “Los Cholchoneros” dhe United i duhet shumë punë që ta bindë atë të ndërrojë mendje dhe për ta arritur një gjë të tillë do të jetë pikërisht oferta “faraonike” që do t’i paraqesin anglezët portierit.