Pas takimit me ministrin gjerman, Haradinaj jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka pasur një takim edhe me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, i cili i ka konfirmuar një ‘Po’ të sigurt nga ana e vendit të tij për liberalizimin e vizave.

‘Danke Deutschland!

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm ‘Po’-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës. RH’, ka shkruar mesditën e sotme Haradinaj në FB.