Kosova pa liberalizim, Macron: Shkaku, Eksperienca e keqe me qeverinë Rama

Kosova po vuan pasojat e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ky është shkaku që Franca ka vendosur të mos miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Burime të radios Dojçe Velle nga pjesëmarrës në takim, thanë për SYRI.net  se presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

Sipas Macron pas heqjes së vizave me këto vende u shtua si numri i emigrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.