Vdes një i dënuar i burgut të Tepelenës, emri

Një i dënuar në burgun e Tepelenës, 50-vjeçari Artur Zhupa, ka vdekur. Ai është ndier keq në qelinë e tij dhe është dërguar me shpejtësi në spital, sipas Policisë, por nuk ka arritur të shpëtojë.

Zhupa ka ndërruar jetë dhe sipas informacioneve paraprake, shkak ka qënë arresti kardiak.