Koreografi i njohur e zbulon se sa e paguan Noizy: Do të doja të bashkëpunoja gjithmonë me të....

I ftuar ditën e sotme në emisionin "Trokit" në "InTV" ishte koreografi i njohur Andi Murra, i cili ndau me shikuesit lajmin e bukur se pas 5 vitesh përpjekje, më në fund edhe në Shqipëri do të zhvillohet kompeticioni i famshëm i kërcimit "World of Dance".

Shumë herë Andi Murra ka bashkëpunuar me reperin e famshëm, Noizyn, pasi ka realizuar koreografitë e disa videoklipeve të tij dhe sot ka folur publikisht për pagesën që i jep Noizy.

Andi pranoi se me reperin ishte shumë i kënaqur, pasi ai e paguante më shumë nga të gjithë.

"Me Noizy jam shumë i kënaqur. Ai paguan më shumë nga të gjithë. Do të doja të bashkëpunoja gjithmonë me të."- është shprehur koreografi duke qeshur.