VIDEO/ Trajneri sqaron pse urdhëroi lojtarët të lejonin kundërshtarin të shënojë gol

Marselo Bielsa në ndeshjen që skuadra e tij, Leeds United barazoi 1-1 ndaj Aston Vilës, urdhëroi lojtarët e tij të hapin portën që miqtë të shënonin.

Kjo ndodhi pasi lojtarët e Aston Vilës kishin kërkuar më përpara të ndalte loja.

Lidhur me këtë incident ka folur vetë “El Locho”, i cili ka sqaruar shkakun e vërtetë të atij urdhri që dha gjatë ndeshjes.

“Nuk ishte një gol i dhuruar, ishte një gol që e kthyem mbrapsht. Ajo që ndodhi ishte ajo që u pa në fushën e lojës. Në bëmë atë që të gjithë panë. Futbolli anglez është i njohur për ndershmërinë që ka në lojë, kështu që nuk kam çfarë të flas për këtë pjesë”, ka thënë Bielsa.