Lopetegui ‘mbaron pushimet’, sezonin tjetër do drejtojë ekipin e njohur

Julen Lopetegui ishte trajneri i parë i Realit të Madridit, pas largimit të Zinedine Zidane.

Pa përfunduar gjysmën e sezonit, ai u largua  si i dështuar nga skuadra dhe vendin e tij ia la Solarit, që nuk pati fat më të mirë.

Por, duket se tashmë pushimet do të përfundojnë për teknikun bask.

Sipas asaj që raporton “Estadio Deportivo”, trajneri i njohur në fund të sezonit do të marrë drejtimin e Betisit.

Kike Setein me shumë mundësi do të lërë skuadrën andaluziane dhe do t’i hapë rrugën Lopeteguit.