Adele harron ndarjen, në krah të një mashkulli misterioz

Pak ditë më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se këngëtarja  e hitit "Someone like you", Adele i dha fund martesës 3-vjeçare me Simon Konecki.

Dyshja janë prindër të një djali 6-vjeçar të quajtur Anxhelo dhe siç u mësua nga “People” dhe “E!” arsyeja e ndarjes ishte pasi Adele donte t’i dedikohej karrierës së saj.

Mirëpo, së fundmi të gjithë janë habitur pasi këngëtarja e njohur është kapur mat me të dashurin e ri.

Ajo ka vazhduar jetën e saj dhe së fundmi është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.

Burime për “Daily Star” kanë rrëfyer se Adele ka thënë se tashmë është beqare dhe se po përpiqet të rikthej jetën e saj në normalitet.