Zidane: Ja çfarë na mungoi në barazimin ndaj Getafes

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur pas barazimit pa gola në përballjen ndaj Getafes e vlefshme për javën e 34 të La Ligas.

Tekniku francez mendon se vetëm rezultati mungoi pasi skuadra luajti shumë mirë.

“Ne kishim shanse të shënojmë shumë herë dhe nuk e bëmë këtë gjë. Jam i mërzitur me rezultatin. Ne merituam më shumë”, ka thënë trajneri i Real Madridi për “AS”.

“Lojtarët luajtën një ndeshje shumë të mirë. Ne jemi të mirë në fazën mbrojtëse dhe nuk ishim të rrezikuar. Thjesht na mungonte goli për ta fituar këtë ndeshje. Jemi të trishtuar që nuk fituam”.