Garë e fortë për ‘Këpucën e Artë’, ja renditja e golashënuesve më të mirë të Europës

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë yjet që do t’i shkojnë deri në fund garës për “Këpucën e Artë”.

Me Cristiano Ronaldon që ka mbetur shumë larg, Lionel Messi këtë sezon ka një konkurrent të ri në betejën për trofeun prestigjioz.

Ylli argjentinas me 33 gola të shënuara këtë sezon në La Liga, kryeson këtë garë me 66 pikë, duke lënë pas Kylian Mbappen e PSG-së, me 30 gola (60 pikë).

I treti në renditje është legjenda e futbollit italian, Fabio Quagliarella, me 22 gola (44 pikë), për të vazhduar me Mbaye Diagne, që ka shënuar 28 gola (42 pikë).

Lista e lojtarëve për Këpucën e Artë:

Lionel Messi | Barcelona 33 gola (66)

Kylian Mbappe | PSG | 30 gola (60)

Fabio Quagliarella | Sampdoria | 22 gola (44)

Mbaye Diagne | Kasimpasa / Galatasaray | 28 gola (42)

Luis Suarez | Barcelona 21 gola (42)

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 21 gola (42)

Krzysztof Piatek | Genoa / AC Milan | 21 gola (42)

Karim Benzema | Real Madrid 21 gola (42)

Duvan Zapata | Atalanta | 21 gola (42)

Luuk de Jong | PSV | 27 gola (40.5)

Cristiano Ronaldo | Juventus | 19 gola (38)