Çili për Ramën: Po bën rregullat e lojës me njërën palë, në kufijtë e një grushti shteti

Themeluesi i gazetës Liberale në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se të bësh rregullat e lojës me njërën palë është në kufijtë e një grushti shteti

Henri Çili: Kryeministri socialist për herë të parë në këto 28 vjet ka marrë përsipër të shkruajë rregullat e lojës me një dorë, vetëm me njërën palë. Të evitojë opozitën përfaqësuese të popullit të 25 qershorit dhe të bëjë një sistem elektoral me 10 deputetë që nuk përfaqësojnë partitë e opozitës, por personalitetin e tyre. Ne duhet të na skandalizojë kjo gjë është në kufijtë e një grushti shteti. Të bësh rregullat e lojës me njërën palë është në kufijtë e një grushti shteti.