VIDEO/ Nis vrullshëm Atalanta-Fiorentina, 2 gola për 13 minuta lojë

Atalanta dhe Fiorentina po luajnë gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, ku takimi i parë ka përfunduar në barazim 3-3, shkruan Syri.net.

Miqtë nga Firence kalojnë në avantazh mjaft shpejt. Në minutën e tretë Muriel shënon në portën e Atlantës, e cila mbrohet nga Gollini dhe jo nga Etrit Berisha.

Mirëpo avantazhi zgjat pak, pasi Atalanta me Ilicic (me 11-metërsh) barazon në minutën e 13-të.