", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Katastrofë/ Sanchez merr 400 mijë euro në javë, por vetëm 1 herë e preku topin

Alexis Sanchez zhvilloi një tjetër ndeshje zhgënjyese në derbin e Manchesterit.

Kur Manchester Unitedi ishte duke humbur me rezultat 2-0, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë dhe futur në fushë Alexis Sanchezin në vend të Matteo Darmian.

Megjithatë, kiliani nuk arriti të bëjë më shumë se një prekje gjatë 12 minutave që ishte në fushë dhe tifozët e Manchester Unitedit mbetën sërish të zhgënjyer me paraqitjen e tij.

“Alexis Sanchez e preku për herë të parë topin 10 minuta pasi hyri në fushë”, ka thënë Duncan Alexander në Twitter.

“Alexis Sanchez, merr një rrogë 400 mijë euro në javë, por gjatë 12 minutave preku topin vetrëm një herë”, shkroi gazetari i njohur britanik.

Kujtojmë se Manchester City me këtë fitore merr kreun e tabelës me 89 pikë, një më shumë se Liverpool.