Sot, përcaktohet edhe finalisti tjetër në Kupën e Italisë

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohet edhe finalisti tjetër në Kupën e Italisë.

Në orën 20:45 Atalanta dhe Fiorentina do të përballen në Bergamo për të prerë një “biletë” për finalen e madhe.

Sfida e parë e zhvilluar në “Artemio Franchi” të Firences, përfundoi me një barazim spektakolar 3-3, që favorizon më tepër Atalantën për shkak të golave në fushën kundërshtare.

Megjithatë ndaj Atalantës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bergamaskët po kalojnë një moment fantastik dhe po luftojnë për një vend në zonën Champions.

Mbrëmë Lazio fitoi me rezultatin minimal 0-1 në “San Siro” përballë Milanit, duke siguruar kalimin në finalen e Kupës së Italisë që tashmë do të presin me interes fituesin e çiftit Atalanta/ Fiorentina.