FOTO/ 'Pse e zgjat veten me photoshop?' Alketa i kthehet fanses

Alketa Vejsiu është padyshim një prej moderatoreve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi Alketa ka publikuar një foto mjaft të veçantë nga bregdeti e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

Mirëpo një koment i cili na tërhoqi vëmendjen ishte ai i bërë nga një ndjekës që vinte në pikëpyetje gjatësinë e moderatores, duke shkruar: “S’e kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe…as e shkurtër nuk je, por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo!”

Alketa nuk ka hezituar aspak t’i kthejë një përgjigje përmes së cilës ia ka mbyllur gojën në mënyrën më epike të mundshme: “Do t’i shkurtoj herës tjetër. Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka!”