Zbulohet lista/ Ja 6 emrat që Ronaldo po kërkon t’i transferojë tek Juventusi

Cristiano Ronaldo po rindërton skuadrën e Juventusit që të triumfojë sezonin e ardhshëm në Champions League.

CR7 nuk është i kënaqur me disa lojtarë, prandaj ka kërkuar nga baredhezinjtë që të shesin disa prej atyre që po konsiderohen si të pavlefshëm për sezonin e ri, shkruan SYRI.net.

Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi transferimin e lojtarëve si, Raphael Varane, Tanguy Ndombele, Joao Felix, Isco Alarcon, Federico Chiesa dhe Kostas Manolas.

Për nënshkrimin e këtyre 6 lojtarëve, torinasëve do u duhen mbi 300 milionë euro, ndërsa kjo shumë do të arkëtohet edhe nga shitja e disa lojtarëve si, Paulo Dybala, Douglas Costa e Alex Sandro.