Tërmeti 6.3 ballë, rritet numri i të vdekurve

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Filipinet.  Lëkundjet me magnitudë 6.3 ballë u regjistruan 13 km në lindje të Tutubiganit, me një thellësi 70.2 km.

Tërmeti shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.

Siç raportojnë mediat, trupat e viktimave të tërmetit u gjetën nën rrënojat e një supermarketi në provincën Pampanga.

Ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit arritën që të nxirrnin të gjellë nga rrënojat një person.