Ja kërcënimi i ri i Notre Dame

Para pak ditësh u dogj katedralja e njohur e Notre Dame. Shumë vende të botës u solidarizuan dhe dhanë shuma parash për rindërtimin e saj.

Por pas zjarrit katedralja duket se është përballë një kërcënimi të ri.

Arkitektët po nxitojnë të mbulojnë Notre Dame përpara se shiu ti shkaktojë dëme të tjera.

Shira dhe stuhi janë parashikuar se do përfshijnë kryeqytetin francez mbrëmjen e së martës.

Kulla e katedrales, e cila u rrëzua pjesërisht nga zjarri, është e mbushur me ujë pas luftës së zjarrfikësve me flakët.

Arkitektët frikësohen se reshjet e mëdha mund të çojnë në kolapsin e mëtejshëm të Notre Dame.

Arkitekti kryesor i Notre-Dame, Philippe Villeneuve, tha për transmetuesin francez BFMTV, se vendosja e një pëlhure ishte përparësi.

Ekzistojnë tashmë plane për të ngritur një "çadër" të madhe, të ndërtuar në mënyrë të qëllimshme, që do vendoset në kulmin e çatisë dhe do të mbrojë strukturën gjatë rindërtimit.

Por 'çadra' nuk është gati dhe kërcënimi i shiut është tepër serioz.