E bujshme/ Ben Blushi edhe kryetar partie edhe drejtor i TCH

Në kulmin e krizës politike, disa parti kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në këtë listë figuron edhe Partia Libra, e themeluar nga Ben Blushi.

Kjo parti ka dorëzuar kërkesën në KQZ në datën 3 Prill.  Por, çudia është se Ben Blushi figuron ende zyrtarisht kryetar i kësaj partie, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht, pasi u bë drejtor i televizionit ‘Top Channel’.

Endri Tafani, i cili e konsideron veten kryetar të ‘Libra’, ka deklaruar se kjo është një situatë e papranueshme, por KQZ, nuk pranon të bëjë ndryshimin e kryetarit.

Klemend Zguri, kryetari i KQZ, ka deklaruar se Tafani duhet t’i drejtohet gjykatës me pretendimet që ka.

Nuk dihet nëse kjo ngatërresë është thjesht formale dhe do të zgjidhet në gjykatë, apo Ben Blushi do të futet në zgjedhje si kryetar i Partisë Libra.