Kupa/ Hyrje falas në stadium, Kukësi i bën thirrje tifozëve për mbështetje maksimale

Ditën e mërkurë në orën 16:00 luhet dueli i parë i gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Skuadra verilindore ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve të saj, pasi tribuna më e madhe e impiantit të Kamzës, përballë tribunës kryesore, është pa pagesë.

Një vendin ky i presidentit Gjici për të maksimalizuar mbështetjen e publikut në një sfidë mjaft delikate, që mund të vendosë suksesin ose dështimin e sezonit.

Sa i përket tribunës qendrore, çmimi e biletave në këtë sektor, ku mund të akomodohen vetëm një numër i kufizuar tifozësh, është 1000 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B, 500 lekë.

Biletat tifozët e Kamzës mund t’i gjejnë pranë stadiumit “Kamëz” aty ku edhe do zhvillohet ndeshja.