Pashkë të përgjakshme në Sri Lanka/ Basha: Sulmet terroriste, akte monstruoze kundër lirisë e dinjitetit njerëzor

E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet mbi 207  persona jenë vrarë dhe 450 të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha dhe dy hotele.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që shokoi mbarë botën mëngjesin e sotëm, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Basha i quan këto sulme monstruoze dhe kundër dinjitetit njerëzor.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme.  Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan Basha në reagimin e tij.