FOTO/ Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Everton – Manchester United.

‘Djajtë e kuq’ luajnë në udhëtim në ‘Goodsion Park’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierligë,

Tri pikët do të jenë shumë të nevojshme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi ata janë në luftë për një vend në top katërshe.

Everton në anën tjetër do të synojë befasinë njësoj siç bëri në ndeshjen me Arsenal.

Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 14:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të të dy skuadrave për këtë ndeshje.