FOTO/ Andrra feston ditëlindjen, Sinani i bën një urim special

Janë bërë një nga çiftet më të parapëlqyera për publikun shqiptar.

Ajo është një vajzë e bukur dhe elegante madje së fundmi edhe një sipërmarrëse e suksesshme ndërsa ai është një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur për të gjithë bëhëtë fjalë për Sinan Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Andrra Destani e cila së fundmi ka festuar ditëlindjen.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Hoxha pasi Andrra feston ditëlindjen. Ka qenë Sinani i pari që ka publikuar një video nga festa e ditëlindjes së Andrrës dhe nga surpriza që i ka bërë.

‘Gëzuar ditëlindjen dashuri’, ka shkruar Sinani pranë videos ku shihet torta surprizë që Sinani kishte përgatitur për bashkëshorten e  tij. Po ashtu në video bie në sy edhe super festa e ditëlindjes ku Andrra shihet e rrethuar nga mikeshat dhe familjarët e saj.