Këshilli Kombëtar i PD/ Basha: Futemi në zgjedhje vetëm me këto kushte
Pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD nuk futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.
”Jemi i vetmi vend në botë ku 500 mijë shqiptarë janë larguar si pasojë e një regjimi të ardhur në pushtet me krimin e organizuar. Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha pas mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD-së.
Sipas tij, nuk ka dialog pa largimin e Ramës:
"Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme".
Deklarata e plotë: