VIDEO/ Shikoni momentin kur Ter Stegen ‘vjedh’ letrën me taktikat e Man United

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, arriti që të lexojë një letër sekrete përmes së cilës trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e udhëzoi Marcus Rashfordin për formacionin e ri.

Dy ditë kanë kaluar që kur Manchester Unitedi u eliminua nga Champions League kundër Barcelonës në Camp Nou.

Por, tashmë është publikuar një video ku Marc-Andre ter Stegen shihet duke i lexuar udhëzimet Solskjaerit.

Ky incident nuk u transmetua gjatë ndeshjes, por së fundmi televizionet spanjolle kanë publikuar pamjet ku shihet se si letra bie në dorën e kundërshtarit, Ter Stegen.