VIDEO/ Pa fjalë. Kim Kardashian tregon shtëpinë e saj moderne dhe luksoze

Vetëm disa ditë më parë Kim Kardashian na prezantoi me shtëpinë e saj, dhe mund të themi me bindje se ka lënë pa fjalë me miliona njerëz në të gjithë botën.

Mirëpo të shumtë në numër ishin gjithashtu personat të cilët mbetën të çuditur me tualetin e Kim që kishte përmasat e një apartamenti mesatar, ku mënyra se si funksiononte lavamani i saj u kthye në temë mjaft të përfolur.

Por nuk është vetëm tualeti që na shastisi por edhe televizori gjigand në dhomë e saj i cili shfaqej kur Kim dëshironte dhe “zhdukej” kur nuk duhet të ishte më aty.

Më poshtë ju sjellim disa prej pamjeve të shkëputura nga shtëpia e re e familjes ‘Kardashian’.