VIDEO-FOTO/ Kushëriri i shefit të Lalit. Ja kush është ‘cubi’ që dhunoi deputetin

Është identifikuar dhe polici ‘cub’ që një ditë më parë në zonën e Bregut të Lumit kapi për futi dhe dhunoi ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe u përplas me ish-deputetin e LSI-së, Endrit Brahimllari.

Ai mësohet se është Boris Alimemaj, nga Lezha, djali i tezes së Ermal Kapllanaj, drejtori i Policisë Bashkiake, që është me mish e shpirt në shërbimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këto janë pamjet e djeshme të përplasjes së policisë së Lali Erit me ish-deputetë në zonën  e Bregut të Lumit, ku duket edhe ‘cubi’ i bashkisë që kap për fyti Klevis Balliun.