Lind Islami u bë shkak që i ati të hiqte dorë nga muzika

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’ ishin të thirrur shumë emra të muzikës shqiptare të cilët i kanë munguar skenës.

Midis tyre ishte i ftuar dhe babai i këngëtarit të njohur Lind Islami, Bedri Islami.

Bedri Islami ka qënë këngëtar shumë i njohur madje hiti ‘Gocë pejane’ mban emrin e tij.

Gjatë bisedës me të ftuarit, Bedriu rrëfeu se djali i tij, Lindi, ishte bërë shkak që ai të largohej nga muzika.

Që me ngjitjen e Lindit në skenën e "The Voice", ai hoqi dorë nga muzika për t'ja lënë tashmë vendin të birit.