Pampuri: Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua....

Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar mbi një grua nga punonjës të policisë gjatë ditës së djeshme në zonën e Bregut të Lumit.

“Kush qenkan këta bij të paudhe, këta individë të frustruar e të paqyteteruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësoje një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerezore”, shkruan Pampuri.

Ja postimi saj i plotë:

Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua....

Nga Orjola Pampuri

Sot më shumë se kurrë, më ngjallet neveri mua dhe cdo qytetari të madh e të vogël të këtij vendi. Ju që beni shoë me ligje e strategji për barazi gjinore e për forcim të ligjit kundër dhunës ndaj gruas, ju që inkurajoni gratë e dhunuara të kërkojnë ndihmë e mbrojtje pikerisht tek ato uniforma të cilat i dhunuan e poshtëruan paturpësisht sot.
Ju zonja të mazhorancës, që bilbilosni në komisione e emisione televizive, sot me shumë se kurrë kuptuam që e beni për të krijuar e ndërtuar imazhin tuaj, dhe jo për ato gra që kanë vertetë nevojë, e që nga sot u ristruken serish nën çatinë e dhunuesit, nga mosbesimi i vërtetuar, që ky shtet do t'i mbrojë e mbështesë. Përse asnjëra prej jush nuk reagoi apo dënoi aktin e turpshëm të atij polici, që vuri dorë mbi një grua, nënë, motër, ajo është dorë e shtetit, e nesër mund të godasë secilën prej nesh.


Kush qenkan këta bij të paudhe, këta individë të frustruar e të paqyteteruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësoje një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerezore.
Ti që sot dhunove atë grua, numero orët e tua në atë detyrë.