Ilir Shaqiri poston FOTO me vajzën, Klaudia Pepa i bën komentin epik

Ditën e sotme balerini i njohur Ilir Shaqiri ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet vajza e tij e quajtur Emily, e cila për hir të së vërtetës është mjaft e bukur.

“Nuk duket fare si unë!”, ka shkruar balerini i njohur dhe menjëherë kanë vërshuar komentet ku e komplimentojnë bukurinë e vajzës.

Mirëpo ai që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i balerinës Klaudia Pepa, i cili ishte epik dhe mjaft për të qeshur: “Ke të drejtë, është e bukur!”