'Shurrëbërësin e arrestuan në kohë rekord, pa u tharë shurra te Kryeministria'

Arrestimi i Florian Markut, protestuesit që në mënyrë demonstrative dyshohet se urinoi në hyrje të kryeministrisë gjatë protestës së fundit të opozitës, ka ngritur humorin e rrjeteve sociale, që nuk kanë nguruar ta ironizojnë me meme këtë moment.

Në një meme që po bën xhiron e rrjeteve sociale shfaqet zv/kryeministri Erion Braçe që mësohet të thotë: “Shurrëbërësin e arrestuam në kohë rekord, pa u tharë shurra te kryeministria”.