'Tani që u arrestua personi që shurroi Kryeministrine, Holanda do anulloje vendimin për vizat'

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e personit I cili urinoi tek dera e kryeministrisë gjatë protestës së 13 prillit të organizuar nga opozita.

Manjani shprehet se “pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua”, duke shtuar se mbase me këtë “super operacion” policor Holanda anullon vendimin për rikthimin e vizave.

Ai vijon më tej ironinë duke shtuar se “Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!”.

Reagimi i plotë:

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua...

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor...