Kishte takim Veliaj/ Policia ndalon gazetarin Artur Çani

Policia ka ndaluar gazetarin e njohur Artur Çani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, gjatë kohës kur gazetari po bënte ecje në zonën e liqenit artificial.

Shkak për këtë akt absurd të policisë është bërë “fakti” sipas të cilit Kryebashkiaku Arjon Veliaj po zhvillonte një takim në këtë zonë. 

Vetë Artur Çani deklaroi menjëherë pas ngjarjes se “isha duke ecur te zona e liqenit kur mu turrën 20 truproja”.