Rama rreshtonte deputetët për Dash Pezën/ Sot opozita del në krah te qytetarëve

Qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit e mbajnë mend fare mirë kur në vitin 2009, kreu i PS Edi Rama rreshtoi gjithë deputetët e partisë së tij në mbrojtje të hotelit të paligjshëm të ndërtuar nga kunati i mikut të tij Dash Peza, pas 15-katëshit..

Hoteli në fjalë ishte ngritur në mes të rrugës dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, por kjo nuk e pengoi Ramën dhe deputetët e tij të konfrontoheshin me autoritetet për këtë objekt.

Por çfarë po ndodh sot.

Ka pothuaj 6 muaj që banorët e Unazës së Re janë të një protestë të përditshme për mbrojtjen e strehës ku fusin kokën, pra shtëpive të tyre. Të njëjtën gjë po mundohen të bëjnë edhe banorët e Bregut të Lumit.

Në këtë rast deputetët socialistë thjesht po heshtin në mënyrë të neveritshme ndërkohë që policia nuk ka nguruar të përdorë edhe gazin ndaj grave e fëmijëve që po përpiqen të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Për këto objekte, është aplikuar sipas ligjit për legalizimin e tyre dhe në ndryshim nga kunati i Dashit, nuk janë kundër projekteve publike por thjesht kërkojnë dëmshpërblimin për pronat e tyre.

Më poshtë keni një kronikë të përgatitur nga SYRI.net për këtë cështje.