Reja mbërrin në Tiranë për t’u prezantuar si trajner i Kombëtares shqiptare

Trajneri i ri i Kombëtares, Edoardo (Edi) Reja, ka mbërritur në Tiranë për t’u prezantuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konferencë për shtyp.

Reja është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombësin e tij, Christian Panucci, të shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.