‘Mami nuk bëra dot mrekulli’/ E ëma tregon çfarë i tha Ronaldo pas eliminimit

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë ndaj Ajaxit, në Amsterdam dhe mbrëmë në Torino, por nuk arriti dot të shpëtonte Juventusin nga eliminimi.

Mamaja e Cristianos, Dolores Aveiro, tregon se çfarë i tha pas ndeshjes sulmuesi i bardhezinjve: “Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli”.