FOTO-VIDEO/ Balenat Cachalot kanë volum aq të lartë zëri sa mund të çojnë drejt vdekjes

Balenat cachalot janë aq të zhurmshme sa që tingujt e tyre janë të aftë të vrasin një njeri, thotë një gazetar i shkencës dhe aventurës.

James Nestor, një studiues dhe autor, pohoi në një prezantim të kohëve të fundit se një zhytës tjetër ishte duke notuar në momentin kur një balenë e tillë filloi të lëshonte klithmat e tmerrshme.

Ai vuri dorën për të mbrojtur veten dhe dora e tij përfundoi e paralizuar për gati 4 orë.

"Këto klithma janë kaq të fuqishme në ujë, saqë ato mund t'i shurdhojnë lehtësisht veshët tuaj dhe mund ta tronditin trupin e njeriut deri në vdekje", tha ai.

Këto lloj balenash janë gjitarët më të mëdhenj në planet. Kur tingujt që ato lëshojnë arrijnë nivelin më të lartë veshët tuaj mund edhe të shpërthejnë veshët e tu do të shpërthejnë dhe shanset për të humbur jetën janë po ashtu të larta.

Shkrimtarja e artikujve shkencorë, Maggie Koerth-Baker në FiveThirty Eight shpjegon:

Pavarësisht aftësive të tyre, këto lloj balenash kanë pak gjasa të përdorin forcën vdekjeprurëse tek ne njerëzit. Ato kryesisht përdorin zërin për të komunikuar dhe për të hetuar mjedisin e tyre.

Është vlerësuar se balenat cachalot mund të dëgjojnë njëri-tjetrin qindra, ndoshta edhe mijëra kilometra larg duke përdorur teknikën e tyre për të lëshuar zërin.

Marrë nga: roaring.earth- Përgatiti F.H, SYRI.net