Harrojeni Ralf Gjonin/ Një tjetër delirant që kërkonte djegien e mandateve bëhet deputet

Parlamenti i Shqipërisë përditë po i shtohen deputetët e emëruar.

Por nëse Ralf Gjoni bëri bujë me qëndrimet e tij të luhatura, një tjetër kandidat për deputet me të njëjtën të shkuar është duke u futur në parlament.

Sot Erion Piciri, një tjetër kandidat për deputet ka dorëzuar formularin në KQZ për të pranuar mandatin.

Piciri ka dalë nga lista e PD-së në Tiranë para 1 muaji shkruante se ishte dakord me opozitën për djegin e mandateve.

Duket se që prej asaj kohe, shumë ujëra kanë rrjedhur dhe Piciri sot ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit.

Erion Piciri pretendon që po bëhet deputet që të rrëzojë sistemin, por nga ana tjetër është i njëjti njeri që i dërgon mesazhe pa fund kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ti rujtur pronën dhe ti japë leje ndërtimi.